Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po ndryshon kategorinë e enciklopedive tradicionale dhe material referues
“Njerëzit sot kërkojnë dhe konsumojnë informacion shumë më ndryshe sesa në vitet e kaluara” - shkroi Microsoft. Të gjitha versionet e internetit të Encarta do të duhej të shuheshin deri më 31 tetor 2009, përveç asaj në gjuhën japoneze që do të jetë në funksion deri në fund të vitit. Gjithashtu do të ndërpritet edhe shitja e versioneve për studentë dhe versioneve premium të Encarta si produkte të pavarura të cilat përfshijnë parapagimin në qasjen online të enciklopedisë.