Volkswagen Golf VI bëhet edhe me versionin me naftë GTD, i cili së shpejti do të paraqitet edhe zyrtarisht.
Në panairin e radhës së automjeteve AMI në Leipzig të Gjermanisë, i cili mbahet nga 28 mars deri më 5 prill të këtij viti, publikut do t’i paraqitet edhe Golf VI edhe në versionin GTD.
GTD nën kapak do të ketë motorin e njohur me naftë prej 2.0 litrash dhe 170 KF, që i mundëson Golfit të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për 8.2 sekonda. Shpejtësia maksimale është 220 km/h.
Natyrisht, në ofertë përveç marshit mekanik prej gjashtë shpejtësish do të jetë edhe marshi DSG me friksion të dyfishtë dhe shtatë shpejtësi transmetimi.
Dallimet më të mëdha në mes të GTI-së së re janë në motorizim, ndryshe pamja është shumë e ngjashme.
Edhe enterieri është shumë i ngjashëm me atë nga GTI, që nënkupton ulëse, timon dhe pedale sportive si dhe pajisje shumë të pasura.