Duket se sistemi operativ i radhës Windows 7 qysh tani është një produkt i përpunuar bukur mirë; madje edhe lojërat funksionojnë njëjtë mirë apo edhe më shpejt sesa në Vista.
Djelmoshat nga faqja e portalit PC Perspective kanë bërë një nga testet më të detajuara sa u përket lojërave në Windows 7, duke përdorë lloj-lloj lojërash dhe shtatë kartela të ndryshme grafike. Rezultatet kanë befasuar këndshëm; Windows 7 punon më shpejt dhe më besueshëm, pa u ndaluar, derisa lojërat në të funksionojnë më shpejt sesa në sistemin e mëhershëm operativ - Windows Vista.
Sa për rikujtim, edhe pse Vista kishte premtuar shumë gjëra kur bëhej fjalë për lojërat kompjuterike, deri më sot disa lojëra në këtë sistem operativ punojnë më ngadalë sesa në paraardhësin e tij, Windows XP. Megjithatë, duket se Windows 7 do të ndryshojë këtë traditë, e madje tani për tani bëhet fjalë vetëm për versionin eksperimental të tij!