Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Join the forum, it's quick and easy

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever

Proverba të zgjedhura! 14t6gw1
Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin

Proverba të zgjedhura! Acer_Aspire_5610_Notebook_1
Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin

Proverba të zgjedhura! Ss_encarta_premium_home
Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Proverba të zgjedhura!

    milan4ever
    milan4ever
    Administrator
    Administrator


    Proverba të zgjedhura! Empty Proverba të zgjedhura!

    Post by milan4ever Fri Mar 27, 2009 1:16 am

    # S'ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.

    # Momenti më i bukur në dashuri, qe vërtetë na deh, është hyrja: puthja.

    # Duhet ditur se puthja e parë nuk jepet me buzë por me sy.

    # Puthjet për gratë janë si gotat e verës për ne: një pastaj edhe një, derisa nuk shtrihemi.

    # Kur puthja flet shumë, atëhere sigurisht nuk punohet për botimin e parë.

    # Të puthësh është si të pish ujë deti. Sa më shumë të pish aq më shumë ndien nevojë.

    # Kam puthur dhe kam pirë, gruan dhe cigaren e parë, të njëjtën ditë; prej atëhere s'kam pasur kohë kurrë më për cigare.

    # Oshëtima e puthjes nuk është aq e vrullshme si e topave, por vrulli i saj zgjat më shumë.

    # Njerëzit puthen që të mos grinden.

    # Barra e madhe mund për deve, dashuria e madhe mund për zemër.

    # Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari.

    # Dashuria as nuk mundet të blihet, as nuk mundet të shitet. Çmimi i vetëm i dashurisë është dashuria.

    # Dashuria është e verbër, por shihet prej së largu.

    # Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.

    # Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.

    # Me atë që duhemi, tallemi më së shumti.

    # Çdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes.

    # Bukuria për një herë, dituria për gjithë herë.

    # Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.

    # Bukuria është premtim i fatit.

    # Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.

    # Ishte e bukur si gruaja e huaj.

    # Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon.

    # Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.

    # Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.

    # Bukuria frenon çdo zemërim.

    # Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.

    # Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari.

    # Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.

    # Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.

    # Vetëm e vërteta është e bukur.

    # Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës.

    # Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun.

    # Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.

    # Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet.

    # Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.

    # Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim.

    # Të bukurve çdo gjë u falet.

    # Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim.

    # Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.

    # Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.

    # Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.

    # Nga të gjithë budallallëqet që bën një vajzë, më i madhi është dashuria e saj e parë.

    # Njeriu ka shumë dashuri të mëdha e të vogla në jetë, por ka vetëm një dashuri të parë

    # Në dashurinë e parë gruaja do dashnorin, në të tjerat do dashurinë.

    # Ai që të detyron të qash, ai edhe të do.

    # Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s'ka asnjë shije.

    # Kur njeriu e ka zemrën plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa.

    # Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.

    # Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetvetja.

    # Kush nuk mund të tregojë sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët.

    # Dashuria është iluzion.

    # Mësoni, mësoni, mësoni dhe do të bëheni të arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do të bëheni të mëdhenj.

    # Në dashuri nuk është rritur askush.

    # Dashuria dhe fati ndërlidhen kështu që k'ush është imun në dashuri, imun është edhe në fat.

    # Kush dashuron nuk guxon të flasë për viktima.

    # Në qoftë se askush nuk na do, atëhere as veten tonë nuk e duam.

    # Në dashuri është e mundur të falësh shumëçka, por jo edhe të harrosh.

    # Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.

    # Dashuria ushqehet me shpresë.

    # Dashuria është si ngarja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë 5 vonë.

    # Kush ndalet të mendohet për dashuri, nuk dashuron më.

    # Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.

    # Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur.

    # Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.

    # Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.

    # Dashuria fitohet me dashuri.

    # O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua:"Kam dashuruar".

    # Dashuria çdoherë është fillimi i dijes, siç është zjarri fillimi i dritës.

    # Derisa dashuria është e verbër, s'ka arsye për ndarje.

    # Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.

    # Gjendja e dashurisë si duket është e vetmja gjendje normale e shpirtit të njeriut.

    # Të dua më shumë se dje, e më pak se nesër.

    # Kam pirë që t'ju harroj. Por për fat të keq, kur jam dehur, ju kam parë dyfish.

      Current date/time is Wed May 15, 2024 11:28 am