Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Join the forum, it's quick and easy

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever

Mënyra më e përsosur e të kërkuarit falje 14t6gw1
Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin

Mënyra më e përsosur e të kërkuarit falje Acer_Aspire_5610_Notebook_1
Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin

Mënyra më e përsosur e të kërkuarit falje Ss_encarta_premium_home
Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Mënyra më e përsosur e të kërkuarit falje

    milan4ever
    milan4ever
    Administrator
    Administrator


    Mënyra më e përsosur e të kërkuarit falje Empty Mënyra më e përsosur e të kërkuarit falje

    Post by milan4ever Fri Mar 27, 2009 2:36 am

    Me te vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut. Atij i kërkojmë ndihmë, Atij i kërkojmë të na i fal gjynahet dhe Atij i kërkojmë të na mbrojë nga të këqijat e vetave tona dhe të këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu ne rrugën e drejtë, nuk ka kush e humb dhe atë që Ai e humb, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka te adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i cili është i vetëm dhe pa shokë, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, familjen e tij dhe shokët e tij.

    Vëllezër te dashur, kjo ligjëratë, që ka të bëjë me temën e të kërkuarit falje (istigfarit), është njëra nga temat më te rëndësishme të cilës muslimani duhet t’i kushtoj rëndësi në jetën e vet dhe për të cilën duhet te kemi kujdes te veçantë. Këtu përfshihet mënyra e përsosur se si duhet të kërkojmë falje, duke iu referuar formave te ndryshme të Sunetit të pejgamberit, alejhi selam.

    Ka shumë ajete në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pejgamberit, alejhi selam, që na inkurajojnë për të kërkuar falje; ajete që na urdhërojnë dhe tregojnë përsosurinë e pendimit dhe të besimtarëve, të cilët në mënyrë konstante kërkojnë falje nga Allahu. Ne fakt, ka aq shumë ajete, saqë do te ishte e vështirë t’i numërojmë të gjitha. Njëra nga këto është thënia e Allahut te lartësuar:

    "Thuaj: O robërit e Mi që keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe), mos i humbni shpresat nga mëshira e Allahut. Vërtet që Allahu i fal të gjitha gjynahet. Vërtet që Ai është Falësi më i Madh, Mëshirëploti”. (39:53)

    Disa nga selefët kane thëne se ky ajet i Kuranit është një ndër ajetet qe i jep më së shumti shpresë atij që kërkon falje nga Allahu. Përveç kësaj, Allahu, duke inkurajuar besimtarët që të kërkojnë falje dhe duke e bërë të qartë përsosurinë dhe frytet që na sjell pendimi si në këtë bote dhe botën tjetër, na tregon sa çka ka thënë Nuhi, alejhi selam:

    “Duke u thënë: kërkoni falje nga zoti juaj. Vërtet, Ai është Falës i Madh. Ai do t’ju dërgojë juve shi me bollëk dhe t’jua shtojë pasurinë dhe fëmijët, si dhe do t’ju dhurojë kopshte dhe lumenj". (71-10:12)

    Ky ajet madhështor na premton përfitime të shumta dhe sjell mësime për ata që kërkojnë falje dhe për ata që vazhdimisht pendohen për mëkatet e tyre. Thuhet se një njeri erdhi te Hasan el Basriu (një Tabijin fisnik) dhe iu ankua atij nga varfëria. Ai i tha atij:“Kërko falje nga Allahu”. Një njeri tjetër erdhi dhe iu ankua se nuk ka fëmijë, kështu që ai i tha:“Kërko falje nga Allahu”. Njeriu i tretë erdhi duke iu ankuar për thatësi në kopshtin e tij, kështu që ai i tha:“Kërko falje nga Allahu”. Pastaj ai ua recitoi atyre fjalën e Allahut të madhërishëm:"Duke u thënë: kërkoni falje nga zoti juaj. Vërtet, Ai është Falës i Madh. Ai do t’ju dërgojë shi me bollëk dhe do t’jua shtojë pasurinë dhe fëmijët, si dhe t’ju dhurojë kopshte dhe lumenj". (71-10:12)

    Këto janë disa nga frytet e të kërkuarit falje dhe disa nga përfitimet në këtë botë. Ndërsa sa i përket ahiretit (botës se pastajme), dobitë e të kërkuarit falje janë te shumta dhe të mëdha. Nëse i referohemi Sunetit të pejgamberit, alejhi selam, aty kemi shume hadithe që na inkurajojnë për të kërkuar falje. Njëri nga këto hadithe është edhe ai që e transmeton Enes ibn Malik, radiallahu anhu, dhe të tjerë, që gjithashtu gjendet në Sunenin e Tirmidhiut. Pejgamberi alejhi selam thotë:"Allahu i lartësuar thotë:'O biri i Ademit, përderisa ti me lutesh Mua dhe shpreson në Mua, Unë do t’i fali mëkatet e mëparshme. O biri i Ademit, nëse mëkatet tua arrijnë qiellin dhe ti kërkon falje, Unë do të të fal. O biri i Ademit, nëse më vjen me gjynahe sa toka dhe më takon Mua duke mos më shoqëruar diç në adhurim, Unë do ta kthej këtë me falje'".

    Dëshmia e këtij hadithi për përsosurinë e pendimit është në fjalinë e dytë, ku Allahu thotë:"Nëse mëkatet tua arrijnë qiellin". Pra edhe pse mëkatet janë aq të mëdha, të ndryshme dhe të shëmtuara, Allahu i lartësuar do e fal robin e Tij nëse ai kërkon falje dhe pendohet.

    Një hadith tjetër, që ka të bëjë me kërkim faljeje dhe pendim, është ai që transmetohet nga Ebu Hurejre, radiallahu anhu, në Sahih Buhari, ku pejgamberi, alejhi selam thotë:"Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, unë kërkoj falje me shume se shtatëdhjetë herë ne ditë". Edhepse pejgamberit, alejhi selam, iu kishin falur te gjitha mëkatet e hershme dhe ato të vonshme, prapseprap ai vazhdimisht kërkonte falje më tepër se njëqind herë, sikurse që ka thënë Ibn Omeri:“Ne numëronim se në një tubim ai thoshte "Kërkoj falje nga Allahu dhe pendohem" më shumë se shtatëdhjetë herë".

    Edhe një hadith tjetër që tregon për përsosurinë e pendimit dhe e të kërkuarit falje, është ai që transmetohet nga Muslimi në Sahi-në e tij nga Ebu Hurejre, radiallahu anhu, ku pejgamberi, alejhi selam, thotë:"Pasha Allahun! Nëse ju nuk do te bënit gjynahe, Allahu do t’ju largonte nga kjo botë e do të sillte të tjerë që kërkojnë falje nga Allahu dhe Ai do t’i falte ata". Ky hadith na tregon se sa e do Allahu i lartësuar pendimin dhe ata të cilët vazhdimisht kërkojnë falje. Ndër emrat e përsosur të Allahut të lartësuar është el-Gafurr (Ai që fal gjerësisht), el Afuww (Ai që vazhdimisht fal), el-Gaffar (Ai që fal shpesh). Allahu i lartësuar e pëlqen që të thirret me emrat e Tij dhe ne duhet ta adhurojmë ashtu siç kërkojnë emrat e Tij. Allahu i lartësuar thotë:

    "Dhe të Allahut janë te gjithë Emrat më të Bukur, kështu që luteni Atë me ta." (7:180)

    Gjithashtu pejgamberi, alejhi selam, ka thëne ne hadithin i cili gjendet në dy Sahihat, nga Ebu Hurejre, radiallahu anhu:"Allahut i përkasin nëntëdhjetë e nëntë Emra. Kushdo që i mëson përmendsh, do të hyjë ne xhenet". Mirëpo, të mësuarit përmendsh e këtyre emrave nuk nënkupton vetëm t’i shkruajmë këta emra në një fletë dhe t’i shqiptojmë, sikurse që bëjnë disa njerëz. Ne fakt, dijetarët islamë kane shpjeguar se mësimi përmendsh i Emrave te Allahut përbëhet nga tre nivele. I pari nga këta është që Emrat e Allahut të mësohen përmendsh. I dyti është që besimtari duhet ta kuptojë domethënien e tyre. Dhe i treti është qe ta thërrasim Allahun me ta, ashtu siç i përshtatet Emrave te Allahut.

    Si shembull mund ta marrim njërin prej emrave te Allahut, el-Tewwab, dhe kuptimi i Tij është: Ai që udhëzon robërit e vet për në pendim dhe pranon pendimin e tyre. Kjo na e bën të qartë se Allahu i madhërishëm e pranon pendimin e robërve te vet dhe i udhëzon ata që të pendohen. Ne gjithashtu kuptojmë se Ai, i madhërishmi, është i vetmi që dhuron falje dhe pranon pendimin nga robërit e vet. Pasi që t’i kemi të qarta këto të gjitha, ne veprojmë ashtu siç kërkon Emri i Allahut, duke u penduar para Allahut për të gjitha mëkatet tona. Kjo është mënyra të cilën patjetër duhet ta mësojmë, që t'i kuptojmë të gjithë emrat e përsosur te Allahut. Mirëpo, është mjaft me rëndësi qe të kuptuarit tonë të jetë i saktë dhe larg nga metodat e shprishura sikurse është “te’wil”, që ka për qellim shpjegimin jo të drejtë të emrave të Allahut me metoda të devijuara dhe të shtrembëruara, ose “te’til” që mohon s'i cilësitë, ashtu edhe atë që emri ka për qëllim, gjë që është në kundërshtim me atë që Allahu dhe pejgamberi, alejhi selem, kanë pasur për qëllim. Pra, ne nuk duhet vepruar ashtu. Kuptimin tonë duhet bazuar në metodologjinë e Selefëve të umetit tonë.

    Allahu është el-Gafur (Ai që fal gjerësisht). Ai është el-Gaffar (Ai që fal shpesh). Ai është el-Afuww (Ai që vazhdimisht fal). Këta emra të Allahut kërkojnë që ne në mënyrë konstante të kërkojmë falje, që vazhdimisht të pendohemi dhe të kthehemi me pendim tek Allahu i madhërishëm. Po! Me të vërtetë Allahu është Ai që fal. Allahu i lartësuar thotë ne Kur’anin Fisnik:

    “Padyshim që Allahu nuk fal që Atij t’i vihen shokë në adhurim, por Ai fal përveç kësaj (çdo gjë tjetër) kujtdo që Ai dëshiron" (4:48).

    Mirëpo, janë disa kushte tjera që duhet të kryhen nga ai që kërkon falje. Nga këto fjalë të Allahut, ku më së qarti parashtrohen kushtet për të arritur faljen e mëkateve, janë në ajetin nga Sureja Ta Ha.

    “Dhe vërtet që Unë jam gjithnjë Falës i Madh për atë që pendohet, që beson (në Mua dhe nuk më vë shokë në adhurim Mua) dhe që punon mirësi e drejtësi, dhe pastaj u qëndron këtyre deri në vdekje”. (20:82)

    Pra, “Dhe vërtet që Unë jam gjithnjë Falës”, dhe kush është ai që Allahu i madhërishëm pranon pendimin e tij? Është ai që i plotëson kushtet e vëna nga Allahu. Së pari është ai që pendohet. Pendimi apo Teube, është vepra e vetme që shkakton që të gjitha mëkatet te shlyhen. Thuhet se “Pendimi fshin çdo gjë që ka qenë përpara”. I fshin gjynahet e mëparshme. Allahu fal mëkatet e atij që pendohet edhe nëse janë sa shkuma e oqeanit. Sikur që thotë Allahu i lartësuar:

    "Thuaj: O robërit e Mi që keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe), mos i humbni shpresat nga mëshira e Allahut. Vërtet që Allahu i fal të gjitha gjynahet. Vërtet që Ai është Falësi më i Madh, Mëshirëploti”. (39:53)

    “Mos i humbni shpresat”, këtu nënkupton: pendohuni te Allahu, sepse Ai me te vërtetë është Falësi më i Madh, Mëshirëploti. Së dyti, ai që i plotëson kushtet e vëna nga Allahu për të kërkuar falje, është ai i cili "beson drejt" në Allahun, në Engjëjt e Tij, pra ai beson ne bazat e imanit. Kushti i tretë për atë që kërkon falje është se ai “bën vepra të mira”, pra i bën këto vepra pasi që të pendohet, duke pasur devotshmëri ndaj adhurimit, namazit, dhikrit (përmendjes se Allahut), duke pasur frikë Allahun dhe duke qenë i vëmendshëm ndaj Allahut. Pra, duke pasur devotshmëri ndaj këtyre veprave që kanë të bëjnë me zemrën dhe gjuhën, ai kthehet tak Allahu i mëshirshëm.

    Së katërti, "pastaj u qëndron këtyre deri në vdekje". Domethënë Ai mbetet ne rrugën e drejtë dhe nuk kthehet mbrapa. Qëndron në këtë rrugë të drejtë deri në vdekje. Kushdo që vepron kështu, Allahu do t’ia falë mëkatet e tija dhe do t'ia mbulon te metat. Ky pra është ndër ata që kanë arritur faljen e mëkateve nga Allahu i madhërishëm.

    O vëllezërit e mi, unë e përmenda në fillim të kësaj ligjërate se kjo është mënyra e përsosur e të kërkuarit falje dhe që dijetarët e konsiderojnë si mënyrën me të mirë dhe më të kompletuar. Kështu që ne duhet t’i japim rëndësi mësimit përmendsh, ta kuptojmë ashtu siç duhet dhe të veprojmë sipas kësaj. Nga Shaddad ibn Aws, radiallahu anhu, se pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:“Mënyra më fisnike dhe më e përsosur për të kërkuar falje është ajo kur robi thotë:

    O Allah, Ti je Zoti im. Nuk ka kush që meriton të adhurohet më të drejtë përpos Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, dhe unë i qëndroj besnik besës aq sa kam mundësi. Kërkoj mbrojtje nga të këqijat që i kam bërë. Unë i pranoj të mirat që Ti m’i ke dhuruar dhe i pranoj të gjitha mëkatet e mia. Kështu që më fal mua, pasi që nuk ka kush që i fal mëkatet përpos Teje". (Allahume ente Rabi. La ilahe il-la ente. Halakteni ue ene abduke ue ene a'la ahdike ue uadike mestetatu. Eudhu bike min sherri ma sanatu. Ebu'u leke ue nimetike aleje ue ebu'u bi dhenbi. Fegfir li fe innehu la jegfirudh-dhunube il-la ente)

      Current date/time is Mon May 20, 2024 12:10 am