Mark Owen dëshiron ta rinisë karrierën e tij solo, pasi ka përjetuar valën e dytë të suksesit me grupin e ribashkuar "Take That".
Anëtarët e grupit Owen, Jason Orange, Gary Barlow dhe Howard Donald u ribashkuan në vitin 2006 (në mungesë të Robbie Williams), pasi kishin kaluar dhjetë vite që nga ndarja e tyre, dhe kështu arritën një sukses të madh falë popullaritetit të mëparshëm të tyre.
Ndërsa tani, Owen është duke planifikuar që ta vazhdojë vetë suksesin duke lansuar në treg këngët e tija solo.