Dritani dhe Ani ishin të skualifikuarit nga gara në shtëpinë e "Big Brother", largim të cilin ata dhe banoret e tjerë të shtëpisë më të famshme të shqiptarëve e kanë përcjellë me shumë emocion.
Edhe në këtë spektakël emocionet ishin shume të forta pasi organizatorët kanë ofruar shume surpriza për banorët.
Moza, e shpëtuara nga eliminimi i parë, ka njoftuar banorët e tjerë për vendimin e “vëllait të madh” dhe mënyrën se si do të eliminohej personi i dytë.
Katër konkurrentet e rinj në këtë garë kanë dalë në kandidim dhe nga televotimi që zgjati shumë pak, Ani doli nga shtëpia.
Qetsori është emocionuar sepse për herë të parë ka dëgjuar rrahjet e zemrës së vajzës së tij që lind pas disa muajsh. Më pas ai ka takuar edhe bashkëshorten e tij.
Java e ardhshme do të jetë e nxehtë, pasi që janë nominuar Adelajda, Aida, Arjoni dhe Qetsori.